U përpoq të përdhunojë adoleshenten, turma e kastron

10/10/2014 00:00

Përdhunimi është një plagë e rëndë sociale në Indi që shpesh ngjall revoltën e publikut në mungesë të drejtësisë së autoriteteve.

Në një rast të tillë një 40-vjeçar përfundoi në gjendje të rëndë psikologjike dhe shëndetësore pasi u kap nga një turme teksa përpiqej të përdhunonte një vajzë në shtetin indian Rajasthan.

Turma e mori me forcë, e futi në një dyqan mishi aty pranë dhe pasi e torturuan për një orë, në fund e kastruan duke i prerë gjenitalet me një hanxhar mishi.

Dëshmitarët cituar nga mediat indiane thonë se askush nuk i shkoi në ndihmë 40-vjeçarit pasi e dinin se po ndëshkohej për një “krim seksual”.

“Së fundmi kemi patur shumë raste përdhunimi, femra që ngacmohen, përdhunohen dhe varin veten në qytetin tonë. Është koha që kjo të marrë fund dhe ky ishte një ndëshkim shembullor dhe një mesazh i qartë për këdo që mendon të kryejë përdhunime”, thotë njëri prej tyre.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel