Foto nudo nga “snapchat” publikohen online

10/10/2014 00:00

Mijëra imazhe të dërguara përmes shërbimit të mesazheve “Snapchat” janë publikuar online nga hackerat.

Përdoruesve, të cilët janë përpjekur të sigurojnë akses te ky shërbim përmes një aplikacioni të tretë dhe jo përmes aplikacionit zyrtar të “Snapchat”, u janë interceptuar e vjedhur fotot.

Duke qenë se gati gjysma e përdoruesve të këtij aplikacioni janë të moshës 13-17 vjeç, ka nxitur shqetësime se shumica e fotove mund të jenë foto fëmijësh.

Në një deklaratë, “Snapchat” tha se serverat e tyre “nuk janë thyer kurrë dhe nuk mund të jenë burim i këtyre vjedhjeve”.

Kompania shton se “përdoruesit e snapchatit mund të kenë mbetur viktima të përdorimit të aplikacioneve të tjera, për të dërguar apo marrë foto, një praktikë që ne e ndalojmë në rregullat tona të përdorimit, pikërisht për shkak sepse kompromentojnë sigurinë e përdoruesve tanë. Ne monitorojmë me kujdes të plotë ‘App Store’ dhe ‘Google Play’ për aplikacione të jashtëligjshme të treta dhe kemi pasur sukses në heqjen e disa prej tyre nga qarkullimi”.

Sipas reporterit të “Business Insider”, James Cook, hackerat kanë mundur të sigurojnë akses në 13 gigabyte foto, të cilat janë vjedhur përgjatë shumë viteve.

Top Channel