SHBA, policia i thotë prindërve të gabuar që i ka vdekur djali

11/10/2014 00:00

Policia në një qytet të vogël të Alaskës lajmëroi gabimisht një çift se djali i tyre kishte vdekur në një aksident rrugor. Pas këtij lajmi, Karen dhe Jay Priest lajmëruan të afërmit dhe në fund vendosën të shkonin tek shtëpia e të dashurës së djalit të tyre, aty ku derën e hapi pikërisht djali, 29-vjeçari Justin Priest.

Në fakt, kishte ndërruar jetë një person me të njëjtin emër, por me datëlindje tjetër.

“U hap dera dhe përpara na doli djali. Mendova se kisha ikur nga mendja, mendova se më nisën vegimet. Djali nuk po merrte vesh çfarë po ndodhte kur na pa me lot në sy”, tha për Associated Press zonja Priest.

Policia e Juneau ka kërkuar falje për ngatërresën.

Top Channel