Tatuazh në kokë helmetën e Tom Brady-t

11/10/2014 00:00

Një burrë i arrestuar për zotërim droge ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës për faktin se në kokë kishte bërë tatuazh një helmetë nga ata që mbajnë lojtarët e futbollit amerikan.

Victor Thompson ka bërë tatuazh helmetën e Tom Brady-t të skuadrës New England Patriots dhe ajo që të bën përshtypje është fakti se sa me detaje është realizuar tatuazhi.

Thompson është ndaluar nga policia pasi akuzohet për zotërim droge dhe hyrje në pronë private.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel