Gruaja skoceze që kontakton me shpirtrat

11/10/2014 00:00

Një grua skoceze pretendon se gjatë kohës që i shkruan letra njerëzve të afërt të saj të cilët kanë ndërruar jetë, shpirtrat i marrin nën kontroll dorën dhe e vazhdojnë vetë shkrimin.

“Kur shpirti merr stilolapsin, shkrimi më ndryshon krejtësisht dhe dora lëviz vetë. Është një dhunti e mrekullueshme. Unë thjesht rri e qetë dhe e lë që të mbarojë letrën”, shpjegon Catherine Kennedy.

Gruaja e ka përdorur dhuntinë e saj për të ndihmuar qindra persona të cilët kërkonin të merrnin mesazhe nga njerëzit që kishin ndërruar jetë. Këtë vit, ajo ka publikuar një libër të mbushur me histori të tilla.

“E di që ka njerëz që nuk më besojnë, por unë jam medium shpirtrash”, thotë Catherine.

Ajo shpjegon se kur ishte fëmijë kishte vizione njerëzish dhe disa ditë pas vizionit, personat që ajo kishte parë, vdisnin.

Top Channel