Lëngu i frutave të rrit tensionin

11/10/2014 00:00

Njerëzit të cilët konsumojnë rregullisht lëng frutash në mëngjes kanë tension më të lartë sesa ata që nuk konsumojnë.

Sipas një studimi të shkencëtarëve të Universitetit të Teknologjisë në Hothorn të Australisë, lëngu i frutave menjëherë pasi zgjohesh rrit tensionin dhe mund të çojë në probleme me zemrën.

Autori i studimit, Dr. Matthew Pase tha se ky studim është shumë i rëndësishëm duke u nisur nga fakti se të gjithë mendojnë se lëngu i frutave është  i shëndetshëm.

Ai tha për ‘Daily Express’: “Edhe pse lëngjet kanë shumë vitamina, përmbajnë edhe shumë sheqer.”

Top Channel