Nikolla: Mësuesit jashtë profilit nuk pushohen

11/10/2014 00:00

Pas inspektimit që Ministria e Arsimit është duke zhvilluar në të gjitha
drejtorite arsimore të vendit,për të pare arsimimin përkatës të
mësuesve dhe nëse ajo përputhet me lëndën që ata japin, do te merren
masa konkrete.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se nuk do të ketë largime të mësuesve, por shpëndarje të tyre, sipas profilit të tyre arsimor.

“Nëse një mësues në një shkollë vepron jashtë profilit, ne do ta evidentojmë se cili është mësuesi i kësaj shkolle që është jashtë profilit, për të mësuar punësimin e tij në një shkollë tjetër, por ama brenda profilit. Mësues jashtë profilit përpara fëmijëve të shqiptarëve nuk do të ketë, sepse nuk ofrojnë absolutisht pikën e cilësisë në arsim”, thotë Nikolla.

Problem mbeten mesuesit ne zonat rurale, ku pjesa me e madhe e shkollave funksionojnë me klasa te perziera.

“Në partneritet të plotë edhe me partnerë tanë të rëndësishëm, siç është Banka Botërore, e cila ka realizuar një studim për rrjetëzimin dhe mënyrën e rajonalizimit të shkollave shqiptare, por edhe në kuadër të reformës territoriale, besoj që do të kemi një situatë të re, duke i dhënë fund shkollave me dy-tre nxënës dhe me 5 mësues, por duke mundësuar transportin e mirë për këta fëmijë, për një cilësi të re të mësimdhënies dhe mësimnxënies së tyre”, tha Nikolla.

Ministria e Arsimit brenda pak ditesh do te dale me nje raport per numrin e shkollave ne arsimin parauniversitar, te cilat do te mbyllen.

“E orientuam gjithë inspektimin në 13 institucione të tilla dhe rezultoi që këto institucione vijonin funksionimin në shkelje flagrante të ligjit, me regjistra bosh, me nxënës që kishin vetëm emrat, por nuk ishin fizikisht në klasa”, tha Nikolla.

Prej shume vitesh, ne vendin tone jane diplomuar dhjetëra te rinj ne shkolla te mesme, edhe pse frekuentimi i tyre ka qene inegzistent.

Top Channel