Elektronika në konservatorët e muzikës

11/10/2014 00:00

Akordues elektronikë, tableta si partitura, dhoma multimediale dhe shumë të tjera. Edhe tempujt e muzikës po i përshtaten ndryshimit.

Konservatorët në mbarë botën nuk po përdorin më letrat apo mekanikën, por elektronikën, duke dalë nga imazhi i institucioneve të mbyllura ndaj botës së jashtme.

“Teknologjitë e reja zgjerojnë ndjeshëm publikun që i afrohet muzikës, sidomos mes të rinjve dhe kjo tendencë është në kontrast me përhapjen e instrumentit klasik dhe akustik, por është parapërgatitore”, tregon specialisti italian Antonio Piva.

Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, që ka intervistuar drejtorët e konservatorëve të vendit fqinj, 60 për qind ka thënë se prej më shumë se 5 vitesh në shkollat e tyre përdoren mjetet dixhitale në aktivitetin e përditshëm didaktik.

Sipas burimit, bëhet fjalë për një nismë të ndërmarrë nga vetë mësuesit, 83 për qind e të cilëve kanë kërkuar futjen e teknologjive të reja në botën e muzikës.

Megjithatë, programet dhe objektet dixhitale përdoren kryesisht për të kompozuar muzikën apo për ta arkivuar atë dhe më pak për ta luajtur, manipuluar apo prodhuar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel