Gjarpëri robot zbulon sekretin e zvarranikëve

11/10/2014 00:00

Me ndihmën e një roboti, shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar për herë të parë me saktësi se si gjarpërinjtë ngjisin dunat e rërës.

Duke vëzhguar gjarpërinj me zile në një dunë artificiale, ata zbuluan se në ngjitje zvarranikët palosin veten për të forcuar kontaktin e tyre me rërën.

Ata testuan zbulimet e reja me një gjarpër robot dhe llogaritën strategjinë më të mirë të gjarpërinjve për të ngjitur kodrat e rërës pa rrëshqitur. Puna e tyre është publikuar në revistën “Science Magazine”.

Sipërfaqet e paqëndrueshme dhe të ngritura, sikurse janë pikërisht dunat e rërës, përbëjnë një problem për kafshët dhe robotët që përpiqen të kalojnë përmes tyre.

“Ne fillimisht menduam se gjarpërinjtë mund të arrinin të fusnin trupin e tyre më thellë në rërë, sikurse bëjmë edhe ne në një sipërfaqe ranore”, deklaroi autori i studimit, dr. Daniel Goldman.

Por kjo nuk ishte ajo që ai dhe ekipi i tij gjetën kur vizatuan gjurmët reflektuese të gjashtë gjarpërinjve helmues, pasi i vunë për të lëvizur në një shtrat me rërë të freskët nga shkretëtira e Arizonës.

“Një nga surprizat e para ishte se sa të bukura këto kafshë janë. Ato kanë tendencën për të lëvizur anash me komandë”, ka saktësuar dr. Goldman.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel