Një burrë e ka bërë të famshëm maçokun e tij duke i bërë fotografi shumë të veçanta. 38-vjeçari Jesus Segura, ish-kameraman, ka përdorur një miks skenarësh dhe photoshop për ta vënë Napoleonin në situata të paimagjinueshme.

Duke pirë birrë në bar, duke i shpëtuar kapjes së një oktapodi gjigand apo duke u rrëmbyer nga një disk fluturues, Segura kalon kohën duke realizuar kartolina me Napoleonin e tij të dashur.

Kjo gjë e ka ndihmuar të mos mendojë për shkarkimin nga puna nga një rrjet televiziv spanjoll një vit e gjysmë më parë.

“E mora kur ishte 2 muajsh dhe që në fillim vura re që kishte një mimikë shumë ekspresive. Kur lodhet, duket i nevrikosur; kur është i qetë, duket i trishtuar…
Kam gjetur si të kaloj kohën e lirë”, shprehet 38-vjeçari.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel