Nacionalistët kryesojnë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale në Bosnje.

77% e votave të numëruara i japin Bakir Izetbegoviçit, të partisë muslimane SDA, 33% vota të fituara, apo 8 pikë përpara rivalit të tij më të afërt.

Zeljka Cvijanovic është përpara në garën për vendin serb, ndërsa Dragan Covic ka epërsi në pretendimin e vendit kroat.

Gati 20 vjet nga fundi i luftës civile në Bonje, zgjedhjet sërish janë dominuar nga tensionet etnike, shoqëruar edhe me frikën e një ekonomie të ngadalësuar.

Pjesëmarrja në votime ishte 54.14%, 2 përqind më pak se sa në zgjedhjet e fundit, ato të 2010-s. Boshnjakët patën rastin të shprehin vullnetin e tyre për tre anëtarët e Presidencës së përbashkët; një kroat, një musliman dhe një serb; dhe po ashtu për një Parlament qendror.

Pas arritjes së një sistemi për shpërndarje pushteti të negociuar nga Shtetet e Bashkuara, që i dha fund konfliktit 1992-95, Bosnja u nda në dy rajone autonome të lidhura me një qeveri të dobët qendrore.

Pushteti është i ndarë përgjatë linjave etnike, në një sistem tejet të decentralizuar dhe të kushtueshëm, që shpesh paralizon vendimmarrjen. Në Bosnje-Hercegovinë, pakënaqësia e njerëzve me politikanët e tyre është e madhe.

Vetëm përpara pak muajsh, boshnjakët dolën nëpër rrugë per të protestuar ndaj varfërisë, korrupsionit dhe nepotizmit. Ai që shkakton zemërim në mënyrë të veçantë është raporti mes të ardhurave të popullsisë dhe elitave politike: sipas autoriteteve tatimore, në këtë vend paga mesatare është më pak se 400 euro dhe një pensionist merr rreth 150 euro në muaj.

Ndërsa anëtarët e elitës politike arrijne 3 deri në 5 mijë euro fitime mujore. Problem tjetër është dhe papunësia tepër e lartë, prej 44 përqind, një rekord i trishtuar në Europë.

Top Channel