Kryetari i AMA-s, nisin procedurat

13/10/2014 00:00

Pas zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj, Autoritetit të Mediave Audiovizive, i është rikthyer funksionaliteti.

“Ky Autoritet, për herë të parë pas shumë vitesh, ka mundësi sot dhe në vijim të jetë i plotësuar zyrtarisht me anëtarë të rinj për të krijuar kuorumin e nevojshëm, për të marrë vendime qoftë me shumicë të thjeshtë apo të cilësuar të anëtarëve të tij. Ne do të vijojmë punën për të kaluar në hapin e rradhës që është zgjedhja e kryetarit të AMA-s”, tha nënkryetari i Komisionit të Medias dhe Arsimit, Alfred Peza.

Nënkryetari tha se mazhoranca do te vijoje procedurat ligjore per zgjedhjen e kryetarit te ri te AMA-s, nje proces i tejzgjatur dhe qe i eshte bere me dije edhe partnereve nderkombetare. Ne baze te ligjit, 10 dite pas zgjedhjes se anetareve te AMA-s, duhet te zgjidhet anetari i shtate, qe eshte edhe kryetari i këtij Autoriteti.

“Do të votojmë dhe do të përcaktojmë 4 kandidaturat që do të marrin më shumë vota. Dy prej tyre duhet të përjashtohen nga opozita dhe dy kandidaturat e tjera i kalojnë kuvendit për të zgjedhur kryetarin e ri të AMA-s. Opozita duhet të vijë në Komision për të marrë pjesë në proces dhe të kryejë detyrat e saj ligjore”, tha deputetja e PS-së, Mimoza Hafizi.

Deputetet e mazhorances i kane drejtuar serish nje leter te hapur deputeteve te opozites qe te rikthehen ne Komision per te permbushur detyren e tyre ligjore, por edhe marreveshjen e arritur ne qershor, per perzgjedhjen e anetareve te AMA-s dhe të Keshillit te Radiotelevizionit Shqiptar.

“Të nderuar kolegë të PD-së në komisionin tonë! Anëtari i shtatë që është njëkohësisht edhe kryetari ri i AMA-s, sipas ligjit, zgjidhet jo më vone së 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të AMA-s. Ju bëjmë thirrje, si shumë herë të tjera, që të riktheheni në Komision që të zgjedhim së bashku anëtarin e 7-të, që do të jetë njëkohësisht edhe kryetari i ri i AMA-s”, tha Hafizi.

Komisioni i Medias dhe i Arsimit vuri ne dukje se AMA duhet te rinise sa me shpejt funksionalitetin e saj, pasi ka shume probleme me informalitetin, piraterine, informimin dhe çfare eshte me e rendesishme, Shqiperia eshte tejet mbrapa me afatet e percaktuara nga nderkombetaret, per procesin e dixhitalizimit.

Top Channel