Të propozosh para një stadiumi të tërë

13/10/2014 00:00

Futbolli amerikan është sporti i dytë më i ndjekur në Shtetet e Bashkuara dhe shkallët e stadiumeve mbushen gjithnjë kur bëhet fjalë për ndeshjet elitare të këtij sporti.

Njëra prej tyre ishte ajo e së dielës mes Arizona Cardinals dhe Washington Redskins. Më shumë se sa spektakli që dhuruan dy skuadrat në fushën e lojës, bujë bëri veprimi i një kapiteni të forcave ajrore amerikane, i cili mori guximin dhe i propozoi të dashurës së tij nxitëse tifozësh.

I veshur me uniformën ushtarake, kapiteni Erick Straub i vodhi vëmendjen nxitëseve në momentin kur i’u ul në gjunjë të dashurës së tij Claire Thorton duke e propozuar për martesë dhe përgjigjja është një “Po”.

Sa për informacion, takimi u fitua nga Arizona Cardinals.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel