Salzburgu do të paguajë 1 milion euro për prostitutat

14/10/2014 00:00

Salzburg-ut i duhet të paguajë një total prej 1 milion eurosh për kontrolle mjekësore të prostitutave të legalizuara, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të ligjshme në Austri.

Sipas “The Guardian”, kohët e fundit janë shënuar qindra ankesa nga klientët e shtëpive publike austriake.

Në vitin 2010 autoritetet shtetërore vendosën një kontribut mjekësor prej 35 eurosh për rreth 600 prostituta për të kryer kontrolle javore.

Prostitucioni është legal në Austri, por ai i nënshtrohet rregullave strikte duke përfshirë kontrolle të rregullta mjekësore për punëtoret e seksit.

Top Channel