“Plisat” mbërrijnë në Beograd

14/10/2014 00:00

Dhjetëra tifozë të grupit “Plisat” nga Prishtina kanë kaluar kufirin
Kosovë-Serbi dhe janë nisur për Beograd për të ndjekur ndeshjen e
kombëtares shqiptare.

Njëri nga organizatorët e udhëtimit, ka treguar për Top Channel me kusht anonimiteti se tifozët kanë hyrë përmes pikës kufitare në Merdare në grupe të vogla gjatë mesnatës dhe të martën në mëngjes, ndërsa tani kanë mbërritur në Beograd.

Tifozi i Plisave ka thënë se ata kanë siguruar edhe biletat dhe shpresojnë të futen në stadium për ta parë ndeshjen.

Top Channel