Kreu i AMA-s, përzgjidhen 7 kandidatë

14/10/2014 00:00

Deputetët e mazhorancës në Komisionin e Medias dhe Arsimit kanë miratuar
listën e 7 kandidatëve për kryetar të Autoritetit të Mediave
Audiovizive.

“Në këto kushte i propozoj Komisionit miratimin e listës së kandidaturave zyrtare për kryetar të AMA-s, që do të vijojnë konkurrimin dhe që do t’i nënshtrohen më pas të gjithë procedurave tona, deri në vendimmarrjen e seancës plenare të Parlamentit. Ata janë: Gentian Sala, Gentian Skënderaj, Anila Basha, Zylyftar Bregu, Raif Gorana, En Muci dhe Bers Hado”, tha nënkryetari i Komisionit të Medias dhe Arsimit, Alfred Peza.

Nënkryetari i ka bere edhe njehere thirrje deputeteve te opozites qe t`i rikthehen ketij komisioni per te kryer detyren e tyre ligjore.

Diten e hene Komisioni i Medias do të përzgjedhë 4 kandidatë nga 7 që janë në listë. Nëse opozita vijon bojkotin do t`i mbetet parlamentit te jape verdiktin final per kryetarin e ri te AMA-s.

Top Channel