Neymar, “poker” historik ndaj Japonisë

14/10/2014 00:00

Neymar ka dhuruar show në miqësoren mes Brazilit dhe Japonisë, të luajtur në Singapor. “Selecao” ka mposhtur 4-0 japonezët dhe të gjitha golat mbajnë firmën e sulmuesit të Barcelonës, autor i një “pokeri” historik.

Neymar shënoi golin e parë në minutën e 18, e më pas u duk i papërmbajtshëm në pjesën e dytë, kur shënoi edhe tri herë të tjera, në minutat 48’, 77’ dhe 81’.

Pas shpërthimit të Tardellit, autor i një dygolëshi në fitoren e pastër 2-0 ndaj Argjentinës, këtë herë ka qenë radha e Neymarit të vihet në një mënyrë tepër spektakolare në qendër të vëmendjes.

Kapiteni i “Selecaos” përfitoi në golin e parë nga asisti i Tardellit, i shpëton pozicionit jashtë loje, driblon portierin dhe topi prehet në rrjetë, një model shënimi alla-Ronaldo, fenomenit brazilian.

Një aksion i ngjashëm edhe në pjesën e dytë, por këtë herë numri 10 eviton driblimin, por shmang Kawashiman me një të djathtë të fuqishme, ngjitur me tokën.

Në golin e tretë, protagonist bëhet edhe Coutinho, e djathta e të cilit largohet keqazi nga Kawashima dhe topi përfundon në këmbët e Neymar, i cili shënon me portën e boshatisur.

Në fund kishte kohë për lavdi edhe për Kakà, autor i krosimit ndaj Neymar, teksa ky i fundit kishte për detyrë thjesht ta ulte për të hyrë në portë. Një nisje tepër perfekte për Dungan, i cili tashmë ka arsye të buzëqeshë, por jo vetëm, sepse i buzëqeshur duket edhe Luis Enrique i Barcelonës.

Top Channel