Odegaard, supertalenti norvegjez, rekord debutimi

14/10/2014 00:00

Do të bënit mirë ta shënonit diku këtë emër, për të mos e harruar gjatë: Martin Odegaard!

Duke parë talentin e tij, në fakt, do të dëgjojmë të flitet gjatë për të, ndoshta në 20 vitet e ardhshme.

Supertalenti norvegjez, në moshën 15 vjeç e 300 ditë, është bërë lojtari më i ri në histori që ka luajtur në një ndeshje kualifikuese për Europianët, dhe kjo falë aktivizimit të tij në fushë, në minutën e 64-t, gjatë takimit Norvegji-Bullgari.

Odegaard ka thyer kështu rekordin e vendosur më parë nga Ronny Buchel, i cili në vitin 1998 luajti me Lichtensteinin në moshën 16 vjeç e 209 ditë.

Top Channel