Të pathënat e Brigitte Bardot

14/10/2014 00:00

Një mori lidhjesh dashurie, mes të cilave dhe aventura të përkohëshme me femra, katër bashkëshortë, braktisja e fëmijës së vetëm që pati dhe katër përpjekje për t’u vetvrarë.

Jeta e Brigitte Bardot nuk ka qenë aq e lehtë. Aktorja franceze, e shndërruar në ikonë të kinemasë nga vitet 1950 e deri në vitet 1970, më shumë për bukurinë dhe sensualitetin se sa për talentin e saj si aktore, tashmë është hedhur në një libër.

Libri zbardh për të parën herë disa detaje nga personaliteti i saj, duke nisur që nga mosha 16-vjeçare kur u martua me regjisorin Roger Vadim, megjithë kundërshtimit të familjes së saj.

Më vonë Bardot bie në dashuri me aktorin Jean-Louis Trintignant, të cilin e njohur gjatë xhirimeve të filmit “Dhe Zoti krijoi gruan”. Do të deklaronte shpesh “që nuk ishte brumi i duhur për të qenë një nënë”, dhe këtë e vërtetoi me braktisjen e foshnjes që pati nga martesa me Vadim.

Ka pak ditë që festoi 80-vjetorin e lindjes në Saint Tropez ku është vendosur prej kohësh tashmë, e mposhtur nga artriti, por jo e dorëzuar.

“Mezi eci, mezi notoj. Megjithatë kur shoh vuajtjet e kafshëve kuptoj që jam shumë mirë”, thotë ajo.

Prej 1992-it është e martuar me Bernard d’Ormale, një ish-këshilltar politik i ekstremistëve të Frontit Kombëtar, nga i cili aktorja ndoshta mori dhuratë edhe një gjobë të majme nga autoritetet pas deklaratave kundër myslimanëve.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel