Zach nuk është më i shëndoshë

14/10/2014 00:00

U bë i famshëm në filmin e suksesshëm komedi ‘The Hangover’ në vitin 2009 dhe të gjithë e mbajnë mend të shëndoshë, por në daljen më të fundit publike, Zach Galifianakis tregoi sa shumë ka rënë në peshë.

Aktori 45-vjeçar ishte elegant në premierën e filmit ‘Birdman’ në Nju Jork në paraqitjen e tij të parë në një event të tillë në më shumë se një vit.

Zach Galifianakis nuk është nga ata aktorë që i pëlqen vëmendja e mediave dhe bën gjithçka për të qëndruar në hije. Kohë më parë ai pati deklaruar për ‘The Hollywood Reporter’ se nuk i pëlqen të jetë VIP.

“Më habit mënyra si e shet veten Hollivudi. Duket sikur ne aktorët po gjejmë kurën për kancerin. Më vjen për të vjellë”, ka thënë 45-vjeçari.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel