Balotelli, 1200 euro në javë Pias

14/10/2014 00:00

Pasi e njohu të bijën e tij, Pia, rreth 8 muaj më parë, tashmë Mario Balotelli ka rënë dakord edhe për të kontribuuar për shpenzimet e fëmijës së tij, me një pagë javore prej rreth 1 mijë stërlinash, apo pak më shumë se 1200 euro.

Siç bëhet e ditur nga tabloidi britanik “Mirror”, sulmuesi italian i Liverpoolit ka pranuar më në fund të marrë përgjegjësi ekonomike mbi të bijën, e cila ka ardhur në jetë si pasojë e raportit që futbollisti ka pasur me shoëgirl-in Raffaella Fico.

Duke qenë se qëndroi larg Pias në muajt e parë të jetës së saj, Balotelli po provon tashmë të rikuperojë kohën e humbur.

“Nuk ka asgjë më të bukur se sa të kalosh kohën me vajzën tënde”, ka shkruar Mario disa ditë më parë në Instagram, teksa komentonte në një foto që e tregonte në shoqërinë e së bijës.

Një situatë kjo, që me siguri do t’i japë atij më shumë qetësi, por ndoshta mund të rezultojë pozitive edhe në rifitimin e një vendi në kombëtaren e të kaltërve, Italisë.

Top Channel