Kristen Stewart ruan thjeshtësinë

14/10/2014 00:00

Kur bëhet fjalë për përditshmërinë, Kristen Stewart ka treguar se është adhuruese e thjeshtësisë.

Aktorja 24-vjeçare u fotografua në rrugët e Los Anxheles e veshur thjesht me një bluzë ngjyrë të bardhë, xhinse dhe një palë atlete. Në sy binte edhe modeli i ri i flokëve të aktores, e cila së fundmi po xhiron një film ku luan rolin e një ushtarakeje në burgun famëkeq të Guantanamos.

Pikërisht ky rol e ka vendosur edhe në qendër të kritikave 24-vjeçaren e cila deklaroi se “terroristët janë keqkuptuar, dhe se ushtria mbledh vetëm budallenjtë”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel