Campbell “rrezaton” në Londër

14/10/2014 00:00

Mbrëmja e së hënës ishte me shi në Londër, por kjo nuk e pengoi aspak Naomi Campbell që të shkëlqente në daljen e çmimeve “Attitude”.

Supermodelja me famë botërore mahniti me një fustan të zi me nuanca të Roberto Caballi-t, ndërsa mbi supe kishte hedhur një xhaketë për t’u mbrojtur nga i ftohti i këtyre ditëve të para të tetorit.

44-vjeçarja është rikthyer në Londër pas qendrimit në Shtetet e Bashkuara ku ka nisur xhirimet e dramës familjare “Empire”, ku ajo luan rolin e Kamilës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel