Burri që bën dashuri me makina

14/10/2014 00:00

Një burrë nga Uashingtoni që bën seks me makina ka zbuluar eksperiencat e tij dashurore që nisën me një Volkswagen Beetle në vitin 1965.

63-vjeçari Edward Smith, i cili ka rrëfyer se ka bërë seks edhe me helikopterë dhe avionë, thotë se makinat janë më të mira se femrat.

“Makinat nisën të më pëlqenin kur mbusha 15 vjeç. Një natë dola dhe nisa të përkëdhelja makinën e fqinjit tim. E mbaj mend shumë mirë, ishte një Volkswagen Beetle”, tha Smith në një emision televiziv amerikan.

Duke shpjeguar si ka mundësi të bësh seks me një makinë, 63-vjeçari tha: “Nuk jam shumë i interesuar për penetrimin. Ka të bëjë më shumë me përqafimin e formave të makinës. E kënaq veten pranë tyre.”

Top Channel