Tifozët serbë të irrituar që para ndeshjes

14/10/2014 00:00

Mediat ndërkombëtare publikojnë pamje të cilat dëshmojnë se tifozët serbë ishin të irrituar që para fillimit të ndeshjes.

Beogradi ishte mbushur nga njerëz të cilët mbanin të hedhur krahëve flamurin serb dhe në shenjë force hidhnin nëpër rrugë fishekzjarre dhe objekte plasëse.

Kjo situatë u agravua dhe vazhdoi në stadiumin e Partizanit gjatë zhvillimit të ndeshjes ku tifozët serbë hidhnin në fushë herë pas here sende dhe fishekzjarre duke bllokuar lojën disa herë.

Top Channel