I pari i cili ka reaguar nga zyrtarët serb në lidhje me ngjarjen në stadiumin e Beogradit ka qenë ish-Kryeministri dhe aktualisht ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic.

Incidenti është cilësuar totalisht si një provokim nga shqiptarët, ana e Dacic që gjithashtu ka thënë se “kjo është një çështje mjaft serioze, duke qenë se organizatori i saj ka qenë vëllai i Kryeministrit Rama”, tha Dacic për gazetën “Blic”.

Por kjo akuzë e mediave serbe dhe tashmë e ministrit të Jashtëm është hedhur poshtë si nga vetë vëllai i Kryeministrit, i cili udhëtoi së bashku me ekipin për në Tiranë dhe nuk i është nënshtruar asnjë procedure nga autoriteteve kosovare.   

Top Channel