Cana: Dhunë edhe nga forcat e sigurisë serbe

15/10/2014 00:00

Tifozet shqiptare priten dhe takuan ne Rinas futbollistet e kombetares sone, pas kthimit te tyre nga Serbia.

Por perpara takimit, kapiteni i Kombetares, Loric Cana, trajneri De Biasi, presidenti i FSHF-se, Armando Duka, e perfaqesuesit e Qeverise, zevendeskryeministri Niko Peleshi e ministrja Lindita Nikolla, dolen ne nje konference te shkurter per media.

Peleshi ne emer te Qeverise, vleresoi kombetaren per krenarine qe i dhuroi Shqiperise, por edhe per mesazhet shume te qarta dhene ne fushen e blerte ne Beograd dhe jashte saj.

De Biasi nga ana e tij theksoi se ndeshja ishte teper e tensionuar dhe ajo qe ndodhi ne Beograd ishte teresisht jashte mesazhit bashkues qe percjell sporti ne pergjithesi.
Ndersa kapiteni Cana beri nje rezyme te asaj qe ndodhi ne Beograd, duke theksuar se ekipi shqiptar eshte dhunuar brenda fushes se lojes, por edhe ne ambientet e brendshme te stadiumit nga forcat e sigurise.

“Ne kushtet e krijuara ne nuk mund ta vazhdonim ndeshjen, pasi gjendja fizike dhe psikologjike e shokeve te ekipit nuk ishte e mire”, tha Cana.
Megjithate kapiteni leshoi edhe nje mesazh tjeter, duke theksuar qe pavaresisht per sa ndodhi, raportet mes vendeve fqinje duhet te stabilizohen dhe se sporti duhet te bashkoje njerezit.
“Ka qene nje dhune brutale ndaj nesh, por ne duhet te shohim perpara dhe ta leme pas kete qe ndodhi.

Tani i takon UEFA-s qe ne baze te provave qe zoteron te percaktoje edhe masat qe duhet te marre dhe per rezultatin e takuimit”, tha Cana.

Top Channel