Vrasja e të moshuarave, arrestohet vrasësi i tretë

15/10/2014 00:00

Arrestohet personi i tretë i dyshuar për vrasjen e dy të moshuarave në qytetin bregdetar të Durrësit, mëngjesin e 2 Shtatorit 2014.

Indrit Shaqja, 41 vjeç nga Shijaku, u arrestua në Spanjë, në qytetin e Barcelonës, pas kërkesës së Interpol Tiranës. Arrestimi është bërë me synim ekstradimin në Shqipëri. Ai akuzohet për vrasje në bashkëpunim të dy grave të moshuara në qytetin e Durrësit.

Më 19 Shtator u arrestuan dy autorë të tjerë të ngjarjes, 28-vjeçari Velson Elmazi nga Elbasani dhe 28-vjeçari Artur Kaçanolli nga Shijaku. Këta shtetas dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 2 Shtator, kanë hyrë në banesën e dy kunatave, të moshuarave Elsa Vava, 72 vjeç, dhe Gjinovefa Vava, 77 vjeç, për të vjedhur sende më vlerë dhe parà, por kanë hasur kundërshtinë e të moshuarave.

Për këtë, ata kanë nisur t’i torturojnë deri në vdekje viktimat, të cilat u gjetën nga policia të lidhura dhe mbytura me qese plastmasi në kokë, në shtëpinë e tyre në lagjen nr. 11 të Durrësit, mbrëmjen e 2 Shtatorit 2014.

Ato jetonin së bashku në banesën e vjetër dykatëshe, në një nga lagjet kryesore të Durrësit.

Top Channel