Tiranë, shtyhet procesi ndaj Frrokut

15/10/2014 00:00

Këtë të mërkurë është tentuar të zhvillohet seanca e radhës e procesit gjyqësor ndaj Arben Frrokut, por pa sukses.

Ndryshe nga seancat e mëparshme, kur nuk është paraqitur dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë, Fatmir Vladi, këtë herë ky ka qenë i pranishëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por ka munguar avokati i Frrokut, Genc Gjokutaj.

Në përfundim të seancës së mëparshme gjyqësore, avokati i të akuzuarit Arben Frroku, Genc Gjokutaj, kishte reaguar në një prononcim për mediat se dëshmitari nuk mund të merret në pyetje pa u rregulluar baza proceduriale, mbi të cilën ai do të merret në pyetje.

Sipas Gjokutajt, në media ka dezinformim lidhur me këtë çështje, pasi dëshmitari në fjalë nuk është marrë asnjëherë në pyetje, ndryshe nga ç’është raportuar.

Top Channel