Bashkia Tiranë, “Mirënjohja e qytetit” kombëtares

15/10/2014 00:00

Vetëm një ditë pas ngjarjeve të dhunshme të shfaqura gjatë takimit Serbi-Shqipëri, të zhvilluar mbrëmjen e së martës në stadiumin e Partizanit, në Beograd, Bashkia e Tiranës i ka akorduar titullin “Mirënjohja e qytetit” kombëtares së futbollit.

Bashkia Tiranë dhe kreu i saj, Lulzim Basha, e ka justifikuar dhënien e këtij vlerësimi për kombëtaren shqiptare të futbollit për gjithçka bënë futbollistët kuqezinj, të cilët u dhunuan nga tifozët ultranacionalistë serbë, pasi në fushë u valëvit flamuri i Shqipërisë së Madhe (Shqipërisë Etnike), me fotot e dy figurave historike të vendit, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.

Top Channel