Spitali i Bilishtit, pa mjekë

15/10/2014 00:00

Spitali i Bilishtit prej vitësh perballet me një situate të vështirë për
shkak të mungesës së mjekëve të specializuar në shërbime të ndryshme.

Edhe pse ky spital eshte me i aferti per gjithe banoret e fshatrave te Devollit, shume paciente detyrohen t`i drejtohen spitalit te Korçës apo edhe me tej atij te kryeqytetit. Pavaresisht se ketu jane te dukshme kushtet bashkekohore spitalit i mungon sherbimi i neurologut, nefrologut dhe reumatologut.

Sherbimi i ofruar eshte i pamjaftueshem perballe fluksit te pacienteve dhe sjell edhe mbingarkese e lodhje te mjekeve aktuale nderkohe qe drejtues te spitalit thone se ky eshte problem i trasheguar.
 
E gjithe kjo situate, e cila vijon prej vitesh rendon mbi qytetaret, te cilet perballe problemeve shendetesore i drejtohen kryeqytetit ose klinikave private nje kosto,e cila bie direkt mbi supet e tyre.

Top Channel