UEFA: Skenat në Beograd, të pafalshme

15/10/2014 00:00

UEFA shpreh shqetësimin e saj për ngjarjet që ndodhën në Beograd, në
stadiumin “Partizani”, gjatë ndeshjes së vlefshme për kualifikueset e
Kampionatit Europian të 2016, Serbi-Shqipëri.

Përmes një reagimi në Twitter, zëdhënësi i UEFA-s, Pedro Pinto shkruan se presidenti Michel Platini është tepër i shqetësuar nga ngjarjet në Beograd.

“Sporti nuk duhet të përzihet me çështjet politike. Skenat që pamë në Beograd mbrëmjen e të martës janë të pafalshme”, shkruan Pinto.

Top Channel