Një nga temat kryesore të ditës të mediave greke përbëjnë incidentet e
dhunshme në mbrëmjen e së martës përgjatë ndeshjes së ekipeve kombëtare
të Serbisë dhe Shqipërisë, por sidomos edhe për faktin se në flamurin me
hartën e Shqipërisë së Madhe përfshiheshin shumë territore të Greqisë.

Me titull “Gjysma e Greqisë në flamurin e Shqipërisë së Madhe” gazeta “Proto Thema”, ne faqen e saj elektronike thekson se flamuri i irredentisteve shqiptare qe ka ndezur zemerimin e futbollisteve dhe tifozeve te Serbise, perfshinte Epirin e Greqise, Maqedonine Perendimore dhe Korfuzin.

Sipas gazetës, nacionalistet fanatike shqiptare kerkojne te ngaterrojne edhe Greqine ne skenaret e tyre jorealiste dhe te çmendur.

“Dhune dhe ndalimi i ndeshjes ne Beograd” eshte edhe titulli i gazetes ‘To Ethnos’ qe i karakterizon si trazira te papara dhe incidente te egra ato qe ndodhen gjatë ndeshjes se futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë, në Beograd për eliminatoret e Euro 2016.

Shkaku ishte nje flamur me hartën e “Shqipërisë së Madhe” qe mbahej nga nje helikopter i vogel me telekomande dhe u ul ne fushen e ndeshjes, thuhet ne artikull.

Gazeta qe u referohet mediave serbe thekson se jane arrestuar kater persona midis tyre edhe vellai i Kryeministrit shqiptar, te cilet jane liruar me pas, pasi per arsye te greves se juristeve nuk mund te gjendej nje avokat mbrojtes.

Arrestohet dhe lirohet bashke me 4 persona te tjere vellai i kryeministrit shqiptar në Beograd nga autoritetet serbe si përgjegjës për incidentin me flamurin shqiptar eshte edhe titulli i artikullit te gazetes ‘Eleftherotipia’, e cila ju referohet burimeve nga televizioni shteteror i Serbise. Portale te ndryshme paralelisht e konsiderojne incidentin me flamur si nje sfide te nacionalisteve shqiptare. Ajo qe vihet re ne shumicen e mediave greke eshte fakti se nuk komentohen fershellimat e serbeve gjate himnit te Shqiperise, hedhja ne fushe e objekteve te ndaluara, thirrjet e serbeve nacionaliste per Kosoven si dhe atmosfera e ndezur prej nje jave nga shtypi serb per kete ndeshje.

Vlen te permendim se tone te ulta per ngjarjen mbajne e perdishmja “Tanea” qe informon se eshte liruar vellai i kryeministrit shqiptar pas incidenteve ne ndeshjen e futbollit, si dhe gazeta “Tovima” qe ka titulluar artikullin “Serbia :Sfide e planifikuar per incidente gjate ndeshjes” me nentitull postimin e Kryeministrit Rama ne Facebook “Keqardhje për fqinjët, por lanë nam botërisht me shfaqjen e turpshëm”.

Top Channel