Serbët dhe mania me flamujt

15/10/2014 00:00

Stefan Mitrovic, lojtari i Frajburgut i cili uli në tokë hartën e Shqipërisë së Madhe gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, është shndërruar në hero të Serbisë. Në të njëjtën kohë, ai ka imituar ish-basketbollistin e famshëm Vlade Divac, i cili me një veprim të ngjashëm shkatërroi miqësinë e madhe që kishte me kroatin Drazhen Petroviç.

Historia është e tillë: në festimet e fitimit të Botërorit të basketbollit të vitit 1990 nga ish-Jugosllavia, Divaci i rrëmbeu nga duart flamurin kroat një tifozi që po e valëviste, një veprim që miku i tij Petroviç, i cili ishte protagonist i fitores së madhe, nuk ia fali kurrë.

Divac dhe Petroviç, i cili ka ndërruar jetë në vitin 1993, në moshën 28-vjeçare, ndihmuan ish-Jugosllavinë të fitonte Botërorin, por lufta në Ballkan i ndau nga ana sportive (Divac luajti për Serbinë, ndërsa Petroviç për Kroacinë), por jo vetëm.

“Gjithmonë mendoja se do pajtoheshim, por kurrë nuk erdhi dita që të flisnim sërish me njëri-tjetrin”, ka thënë Divac në një dokumentar të ESPN-së.

Top Channel