Shkencëtarët zbuluan një “re diellore” të panjohur më parë, më e vogël se sa retë që shkëputen nga shpërthimet në sipërfaqen e yllit tonë e që njihen ndryshe si “flakët diellore” dhe ndryshe nga masat koronale që çlirohen gjatë këtyre shpërthimeve e që janë përgjegjëse për aurorat në tokë.

Zbulimi, sipas shkencëtarëve, mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë ndikimet e aktivitetit diellor në atmosferën dhe planetin tonë.

Gjetja u bë nga nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë të cilët ranë në gjurmët e “resë së panjohur” teksa ishin duke vrojtuar aktivitetin diellor dhe materien e lëshuar prej tij në hapësirë.

“Puna jonë ishte e përqendruar në studimin e mënyrës së gjenerimit të stuhive diellore dhe efektet e tyre në hapësirë. Ishim në dijeni të të reve magnetike të cliruara nga flakët diellore, dyshonim edhe për ekzistencën e strukturave më të vogla të magnetizuara, por surpriza është se ato kanë një origjinë krejt tjetër”, thotë shkencëtarja Miho Janvier nga Universiteti i Dundes në Skoci.

Ajo thotë se origjina e këtyre strukturave mbetet ende një mister për t’u zbuluar. E vetmja gjë e sigurtë deri më tani është se këto struktura nuk janë produkt i asnjërit prej aktiviteteve diellore që njohin shkencëtarët sot.

Top Channel