Shqiptarëve u ndalohet flamuri, serbët hyjnë me fuçi në stadium

15/10/2014 00:00

Nuk u lejua asnjë simbol shqiptar dhe ata pak tifozë që kishin siguruar një vend në zonën VIP apo si gazetarë u kontrolluan imtësisht dhee iu ndalua që të merrnin me vete në stadium qoftë edhe një shenjë të vetme identifikuese të kombësisë.

E ndërsa shqiptarëve nuk u lejohet hyrja me flamur në stadium, për serbët s’përbën problem futja e një fuçie, që më vonë u përdor për t’iu kundërvënë forcave të sigurisë.

Mes dhjetra pamjeve që po qarkullojnë në mediat ndërkombëtare nga ajo që ndodhi në stadiumin e Partizanti të Beogradit, është edhe kjo foto ku tregohen huliganët serbë duke rrokullisur drejt forcave policore një fuçi.

Policia serbe ishte e pranishme në masa të përforcuara në stadiumin e Partizanit, por sërish nuk ia doli mbanë që të mbajë nën kontroll situatën.

Top Channel