Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, mysafirët nga Shqipëria i ka quajtur një tufë zyrtarësh të rremë. Ai ka thënë se Serbia kurrësesi nuk do të pranojë të ndajë përgjegjësinë për ngjarjet në stadium.

“Me padurim pres komentet nga Bashkimi Evropian, të shoh çfarë do të thonë për tërë këtë. Pasi disa herë në periudhën nga ora 18 deri në 18.50 i kam informuar për incidentet e mundshme, skenarët politikë dhe provokimet e tjera nga personat zyrtarë, pasi të gjithë ata që ishin në tribuna kanë qenë zyrtarë. Imagjinojeni, disa prej tyre kanë pasur shall të UCK-së dhe ata janë konfiskuar, por duket qartë që kishin ardhur për të provokuar. Unë nuk fshihem nga askush dhe e kam fytyrën e pastër. Mund ta shikoj në sy secilin dhe të takohem, por nuk e di nëse ata mund të më shikojnë mua”, ka deklaruar Vuçiç.

Presidenti Tomisllav Nikoliç, i cili ndodhej në stadium, ka vlerësuar se ky është një atentat ndaj miqësisë mes Serbisë dhe Shqipërisë. Sipas presidentit, Serbia ka pritur vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si shenjë e vendosjes së marrëdhënieve jashtëzakonisht të mira, “por është e qartë që Shqipërisë do t’i duhen dekada, nëse jo shekuj, që të bëhet një shtet normal, pa urrejtje ndaj Serbisë”.

Ai ka thënë se ka munguar vetëm një bombë në mjetin fluturues dhe të krijohej përshtypja për terroristin numër një në botë.

Federata Serbe e Futbollit, nga ana tjetër ka falendëruar shikuesit që e kanë mbështetur. Ajo e ka quajtur këtë një “akt terrorist kundër Serbisë” dhe ka kërkuar që UEFA të reagojë, sikurse në Gjenova të Italisë dhe të gjobisë federatën shqiptare.

Ndërkaq, Serbisë t’i shënojë një fitore 3 me zero në tavolinë. Siç kanë thënë ata, është ofruar çdo mundësi për vazhdimin e ndeshjes, por shqiptarët kanë refuzuar.

Top Channel