Serbia është e vendosur në qëndrimin e saj që problemet në stadiumin e Partizanit i ka shkaktuar dikush nga mysafirët shqiptarë.

Përveç deklaratave të ashpra të bëra nga zyrtarët e shtetit serb, ambasadori shqiptar në Beograd, Ilir Boçka është ftuar në Ministrinë e Jashtme të Serbisë ku i është dhënë një notë proteste.

Ministria e Jashtme serbe thotë se kjo ngjarje ishte e qëllimshme për të vënë nën hije faktin që Serbia ka një politikë të bashkëpunimit rajonal.

“Ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për mysafirët e papërgjegjshëm”, thuhet në reagim.

Minisitria e Jashtme serbe ka kritikuar veçanërisht ndërhyrjen e ambasadorit për ndalimin e gazetarëve dhe biznismenëve nga Shqipëria dhe ka insisistuar se gjithçka ka filluar me futjen e flamurit të Shqipërisë etnike në stadium.

Top Channel