McDonald lejon kamerat brenda fabrikave

16/10/2014 00:00

MK Donalds ndërmori hapin e pazakontë, duke lejuar kamerat brenda disa fabrikave të saj të ushqimeve në përpjekje për t’i dhënë fund thashethemeve dhe miteve urbane për mënyrën sesi përgatiten ushqimet e tyre.

Vitet e fundit McDonald është dëmtuar së tepërmi nga reklama e keqe që i është bërë mbi cilësinë e mishit dhe me kushte në fabrika. Kjo nismë është pjesë e fushatës së re, në të cilën ftohen të gjithë ata që kanë pyetje në lidhje me ushqimin e tyre.

Nisma e re është quajtur “Ushqimi ynë, pyetja jote” dhe ne duam të hapim dyert për klientët tanë të cilët duan të dinë më shumë rreth nesh”, tha drejtori i sistemeve të cilësisë, Rickette Collins.

“Daily Mail” shkruan se gjigandi i ushqimeve të fast food e mori këtë nismë për t’i ofruar më shumë transparencë klientëve të tyre.

Top Channel