“Dua më shumë qenin se djalin”

16/10/2014 00:00

Dashuria për qentë është e madhe për shumë persona, por të jetë më e madhe edhe se dashuria për fëmijët kjo duket e ekzagjeruar.

Por Kelly Rose e thotë me bindje të plotë se ajo adhuron më shumë qenushen e saj 4-vjeçare Matilda se djalin e saj 11-vjeçar.

“Sa herë e shoh Matilda-n, qoftë edhe në foto, zemra ime mbushet me dashuri pa fund dhe më shtohet dëshira për të qëndruar afër saj. E pranoj se dua më shumë atë sesa djalin tim. Djali im shpesh bën rrëmujë në shtëpi, duhet ta kujtosh për detyrat dhe shpesh të kundërshton pa vend, ndërsa Matlilda është e dashur dhe gjithmonë e bindur”, shprehet Kelly Rose.

Duket se dashuria e ‘tepruar’ e Kelly-t për qenin e saj është justifikuar nga një studim i fundit, sipas të cilit qentë shkaktojnë të njëjtat instikte prindërore që ekzistojnë edhe për fëmijët.

Top Channel