Lufta kundër huliganizmit, ligj i ri në Itali

16/10/2014 00:00

Senati në Itali miratoi një ligj të ri për të luftuar huliganizmin nëpër stadiume me 164 vota pro dhe 109 kundër.

Një seri rregullash të reja do të futen në fuqi deri në përdorimin e elektroshok-ut nga forcat e sigurisë në rastet kur do të ketë degradime të situatës, ku tifozët do të dalin jashtë kontrollit.

Tifozët e dhunshëm nuk do të lejohen për 3 vjet të futen nëpër stadiume, ndërsa ata të cilët do të konsiderohen si përsëritës do të ndalohen deri në 8 vjet si edhe “detyrim paraqitje në polici”.

Masat e reja ndëshkimore përfshijnë edhe ata që shfaqin pankarta fyese ose rraciste. Këto masa do të zbatohen edhe kur tifozët italianë do të ndjekin ndeshje jashtë vendit.

Ligji i ri i miratuar nga Senati italian parashikon ndëshkime të rrepta edhe për ata të cilët trukojnë ndeshjet, dënimi në këto raste shkon deri në 9 vite burg.

Top Channel