Profili i femrave që mbajnë mbiemrin e tyre

16/10/2014 00:00

Jo pak vajza qëndrojnë zgjuar natën para dasmës së tyre duke u përpjekur të marrin një vendim nëse duhet të mbajnë mbiemrin e tyre të vajzërisë apo atë të bashkëshortit!

Kjo gjë është edhe më e vështirë nëse martesa vjen pasi femra ka ndërtuar një karrierrë sepse mund të çojë në konfuzion kolegët, klientët apo lexuesit.

Por, cili është profili  i grave të cilat zgjedhin të mbajnë mbiemrin e tyre?
 
Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Names: A Journal of onomastics”. Gratë e arsimuara në profesione me të ardhura të larta tentojnë më shumë të mbajnë mbiemrat e tyre të vajzërisë.
Gratë në fusha profesionale të tilla si mjekësi, art apo argëtim janë më të prirura për ta bërë këtë.

Mosha bën një dallim shumë të madh. Studimi tregoi se gratë, të cilat ishin martuar në moshën 35-39 vjeçare ishin 6,4 herë më shumë të prirura për të mbajtur emrat e tyre sesa ato që ishin martuar në moshën 20-24 vjeçare.

Sipas një studimi holandez, gratë që mbajnë mbiemrat e tyre shihen si më ambicioze ndërsa ato që marrin mbiemrin e bashkëshortit gjykohen si më të dashura, emocionale dhe më të varura.

Top Channel