“Alonso do të largohet nga Ferrari”

16/10/2014 00:00

Më në fund vjen konfirmimi: Fernando Alonso do të largohet nga Ferrari në përfundim të këtij sezoni.

“Do e lërë Ferrarin sepse në moshën që ka, nuk ka më kohë për të pritur dhe nuk dëshiron të zhgënjehet sërish”, ka deklaruar ish-presidenti i Ferrarit, Luca Cordero di Montezemolo për RAI-n.

Montezemolo ka bërë të ditur se 33-vjeçari ka zgjedhur të mos e presë më Ferrarin në përpjekjet e skuderisë italiane për tu rikthyer kompetitive.

Por, ish-presidenti i Ferrarit nuk zbuloi se kush do të jetë zëvendësuesi i Alonsos tek “Kokëkuqja”, edhe pse ekziston bindja se do të jetë gjermani Sebastian Vettel.

Ndërsa spanjolli Fernando Alonso me shumë mundësi do të përfundojë te McLaren në vitin 2015.

Top Channel