Jennifer Lopez ka deklaruar se miqtë e saj janë të angazhuar për t’i gjetur një partner të ri në mënyrë që të martohet sërish.

“Miqtë po mundohen shumë të më rregullojnë me ndonjë, por unë nuk e kam mendjen aty tani. Nuk e kam prioritet lidhjen. Kam pasur shumë lidhje dhe nuk më vjen turp për mësimet që kam marrë”, tha këngëtarja dhe aktorja e famshme.

“Unë bëj gjërat që më duken të duhurat për momentin dhe për momentin dua të jem e vetmuar”, shtoi JLo.

Lopez theksoi se nuk e ka humbur besimin tek dashuria, por tani po kalon kohë me fëmijët e saj: “Nuk është se nuk besoj te dashuria, por problemi është: kush do të jetë i denjë për të hyrë në jetën time dhe të fëmijëve të mi.”

Top Channel