Jessie J: Fotot nudo duhen për të mbajtur të dashurin

16/10/2014 00:00

Jessie J është një nga VIP-at që ka rënë viktimë e vjedhjes së fotove nudo nga hakerat dhe këngëtarja britanike e ka konsideruar skandalin si diçka “shumë të shpifur”.

26-vjeçarja shpjegoi gjithashtu pse mes personazheve të famshëm të showbizz-it është në modë mbajtja në celular e fotove nudo.

“Cdo femër në industrinë e muzikës ka një lidhje në distancë me dikë dhe foto të tilla duhen për të mbajtur personin me të cilin ke marrëdhënie. Ajo që ndodhi është shumë e shpifur, por besoj se nuk duhet të habitemi që ne të showbizz-it na ndodhin gjëra të tilla”, tha Jessie J për revistën ‘Look’.

Top Channel