Neil Patrick Harris, prezantuesi i çmimeve Oscar

16/10/2014 00:00

Ceremonia e çmimeve Oscar do të prezantohet nga aktori Neil Patrick Harris, protagonist i serialit ‘How I Met Your Mother’, i cili do të ketë përgjegjësinë për ta bërë sa më interesant mbrëmjen në teatrin Dolby të Los Anxhelesit, në 22 shkurt.

Kjo është hera e parë që 41-vjeçari prezanton një ceremoni Oscar. Neil Patrick Harris ka prezantuar dy herë çmimet televizive Emmy.

“Ndihem i nderuar që jam thirrur për të prezantuar edicionin e ri të çmimeve Oscar. Jam rritur duke i parë ceremonitë dhe gjithmonë i kam admiruar aktorët e mëdhenj që i kanë prezantuar. Të ndjekësh hapat e Johnny Carson, Billy Crystal apo Ellen DeGeneres është një ëndërr që shndërrohet në realitet”, deklaroi Neil Patrick Harris.

Top Channel