Tanzani, fshatarët djegin 7 “shtriga”

16/10/2014 00:00

Disa persona në Tanzani kanë vrarë shtatë femra pasi dyshonin se ato ishin shtriga. Fshatarët e inatosur rrethuan femrat në Murufiti para se t’i masakronin me hanxharë e më pas t’i digjnin.

Shefi i policisë, Jafari Mohamed, tha: “Pesë prej tyre ishin mbi 60 vjeç, ndërsa dy të tjerat ishin rreth të dyzetave.”

Policia ka arrestuar 23 persona të dyshuar për vrasjet makabre. Ata do të dalin para gjyqit me akuzën e vrasjes me paramendim.

Në Tanzani ekziston një besim i fortë tek magjia e zezë dhe shumë njerëz fajësojnë “shtrigat” për faktin që nuk bëjnë dot fëmijë, që janë të varfër apo që nuk i ecën biznesi.

Mendohet se çdo vit në Tanzani vriten rreth 500 “shtriga”, shumica e të cilave janë gra të moshuara.

Top Channel