Shefi i OKB-së vizitë në Gaza

16/10/2014 00:00

Shkatërrimin e Gazës, tashmë të pare nga afër përtej asaj çfarë
përshkruajnë raportet në tryezë, shefi i OKB-së Ban ki Moon e cilësoi
një “burim dhimbjeje dhe turp per bashkesine nderkombetare”.

Shkallen e demtimit prej sulmeve izraelite, numri nje i Kombeve te Bashkuara e konsideron “te papershkrueshme”, por ne te njejten mase u shpreh i tronditur e i alarmuar edhe nga tunelet që militantët e Hamasit i perdoren per te hyre ne shtetin hebre.

Dimri po afron dhe netet e gjata e shirat e rrembyer do ta thellojne akoma me shume mjerimin e mijera familjeve te Gazes, te mbetura ne mes te kater rrugeve pas konfliktit te shkurter e intensiv te kesaj vere. Te pastrehet e rinj jane ngjeshur neper vendbanime me pasardhes te refugjateve nga lufta qe pasoi krijimin e Izraelit ne 1948-en.

Situata e tyre eshte pak te thuhet e deshperuar. Ndaj kur konferenca e donatoreve ne Kajro u permbyll me zotimin e mbledhjes se 5,4 miliarde dollareve per Gazen, u duk se po leshohej nje sinjal i fuqishem ndihme per territorin e rrenuar palestinez.

Megjithate realiteti eshte paksa me kompleks. Te pakten gjysma e ketyre fondeve, nese mblidhen, do te shkojne per rindertimin e ndertesave, rrugeve, linjave te energjise elektrike e kanaleve te shkarkimit. Nuk dihet si do shpenzohet pjesa tjeter, por ne Gaza, nevojat jane pafund. duke nisur qe nga problemi i ngutshem te ujit te pijshem apo ngerci i vazhdueshem i financimit te ministrive te drejtuara nga Hamasi. Ne nje rajon ku sektori privat ka marre goditje te forta nga bllokada ekonomike e Izraelit, pagat e sektorit publik kane rendesi te jashtezakonshme, e nje pjese nuk jane dhene prej muajsh.

Vizita e shefit te OKB-se ne territor perkoi me mberritjen e kamioneve te pare me materiale ndertimi e shpresat jane qe te arrije te terheqe vemendjen tek veshtiresite e medha te banoreve te Gazes. Zotimet per fonde shpeshhere kane mbetur vetem ne leter, sic ndodhi me parate e premtuara pas konfliktit te 2009-tes me Izraelin, shumicen e te cilave palestinezet nuk i moren kurre.

Top Channel