Luani shqyen luaneshën, spektakël horror për fëmijët

16/10/2014 00:00

Fëmijët që po vizitonin një kopsht zoologjik në Poloni mbetën të traumatizuar pasi panë momentin kur një luan vrau një luaneshë.

Luani Arco dhe luanesha Berghi ishin sjellë në kopshtin zoologjik të Gdanskut për të festuar 60-vjetorin e hapjes së tij. Arco ishte sjellë nga Portugalia, ndërsa Berghi dhe dy luanesha të tjera ishin sjellë nga Franca.

28-vjeçarja Anna Malkowska thotë se fillimisht u mendua se grabitqarët po luanin me njëri-tjetrin: “Në fillim qeshëm, por u kuptua shpejt se luani e kishte seriozisht. Ishte një spektakël horrori. Vajza ime nisi të qante.”

Drejtori i kopshtit zoologjik, Michal Targowski, tha se bëhet fjalë për një incident tragjik dhe të paprecedentë: “I kërkoj falje familjeve që ishin dëshmitarë të diçkaje të tillë.”

Top Channel