Ebola nuk kërcënon SHBA-të

16/10/2014 00:00

Edhe pse në Afrike gjendja eshte alarmante, gjasat e një shpërthimi të
epidemisë në Shtetet e Bashkuara e në vende të tjera perëndimore janë të
pakta për shkak të sistemeve të tyre të fuqishme shëndetesore.

Drejtori i strategjive ne Organizaten Boterore te Shendetesise, Christopher Dye, nuk e perjashton rrezikun e as nuk perpiqet ta minimizoje seriozitetin e situates. Ne momentin qe infeksioni eshte shfaqur diku e mund te perhapet, sigurisht qe ka vend per shqetesim, thote ai. Por sistemi i forte i shendetesise ne Ameriken e Veriut dhe Europen Perendimore na ushqen bindjen se atje nuk do te kete masivitet te rasteve te semundjes. perpara tij, nje deklarate te ngjashme beri edhe presidenti amerikan Barak Obama.

“Mundesia e perhapjes se eboles ne Shtetet e Bashkuara eshte shume, shume e ulet. Ne do te kemi megjithate nje monitorim shume me agresiv te rasteve ekzistuese e ne cdo spital ku raportohet nje infektim, do te dergohen ekipe ekspertesh”, thotë Obama.
 
Aktualisht, autoritetet amerikane po hetojne per te pare sesi u lejua te udhetonte me avion nje infermiere e prekur nga virusi vdekjeprures gjate trajtimit te nje pacienti ne Teksas. Perpos kesaj po behen tentativa per te gjurmuar 132 personat e ndodhur ne te njejtin avion me Amber Vinson. Ebola ka marre deri tani 4.500 jete njerezish, krysisht ne Liberi, Guine e Sierra Leone. Ministrat e Shendetesise se Bashkimit Europian do te mblidhen ne Bruksel per te diskutuar menyrat e perballjes me krizen, duke perfshire ketu edhe mundesine e dergimit te trupave ushtarake ne Afriken Perendimore per te ndihmuar ne frenimin e virusit.

Top Channel